Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se edhe pse në Hagë, Hashim Thaçi ka ndikim në Kosovë, më të madh madje sesa presidentja Vjosa Osmani.
Kajtazi u shpreh se autoriteti i Thaçit mbetet i pakrahasueshëm me presidenten që ka Kosova tani.
”Në marshin e organizuar nga PDK, apo iniciativa Liria ka emër, unë kam qenë aty – dhe kurrë më shumë popull nuk kam pa”.
”Nuk po flas popull në numër, por në përfaqësim. Kam pa shumë pleq të fshatrave, kam pa fëmijë, kam pa gra, familjarë. Të gjithë përfaqësim i gjithë shoqërisë, i subjekteve politike, pa kurrfar dallimi. Dhe ky unitet rreth saj, mendoj që është një prej arsyeve që ka nis me e shkaktu këtë përplasje”.
”Përplasja gjithmonë lidhet me figura të cilat kanë peshë në shoqëri edhe në shtet dhe në këtë vend. E natyrisht ata që janë në Hagë, veçanërisht zotëri [Hashim] Thaçi, ka fuqi edhe ndikim madje më të madh nga Haga sesa që e ka Vjosa Osmani si president këtu”.
”Absolutisht, autoriteti i tij [Hashim Thaçit], është i pakrahasueshëm me presidenten që kemi tash. Edhe sot e kësaj dite, mënyra si njerëzit e shohin, i krahasojnë, kanë dallim si nata me ditën”.
”Nuk janë votat gjithmonë tregues për fuqinë e dikujt. Dhe unë kam folë pak për numrin e votive që ka marrë partia në pushtet, ka qenë pandemi, dhe pandemia ka pasë ndikime goxha të mëdha në shëndetin e njerëzve”.
Adriatik Kelmendi: Çka i bie kjo?
”Po, me mbetë njeriu dy vjet i mbyllur, i izoluar në një kohë kur propaganda ka qenë tepër e madhe, dhe ajo ka pasë një ndikim shumë të madh tek njerëzit”.
”Kanë qenë [njerëzit] jashtëzakonisht të ngarkuar për një kohë të gjatë, dhe gjatë gjithë kohës para televizorëve, para ekraneve, me lajme e etj..”./PrishtinaPress/