Site icon PrishtinaPress

Kajtazi: Shteti luftohet nga disa imamë në Kosovë

Gazetari Vehbi Kajtazi, tha se disa predikues të fesë islame janë duke e penguar zhvillimin shtetit të Kosovës.

Sipas tij, këta predikues fetar e sulmojnë kombin dhe shtetin për interesa të tyre.

“Shqiptarët dhe shteti i Kosovës luftohet nga Serbia, shteti i Kosovës dhe shqiptarët luftohen nga disa imamë në Kosovë, shteti i Kosovës luftohet nga grupe të ndryshme të lidhura me Rusinë dhe nga organizata të ndryshme arabe, pra në shumë anë ne jemi të sulmuar, shteti i Kosovës dhe shqiptarët nuk kanë problem me fetë, fetë kanë problem me kombin dhe me ne shqiptarët dhe kjo është çështje që ne do duhej ta diskutonim dhe t’i japim përgjigje përfundimtare, sepse ndryshe ky vend ka me ecë për keq. Në Kosovë nuk ka islamofobi, ka shqiptarofobi, sepse disa predikues e luftojnë shqiptarizmin, e luftojnë shqiptarin”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

Duke folur për Lëvizjen e Deçanit, të cilët bëjnë thirrje për braktisjen vullnetare të fesë islame, Kajtazi tha se kjo lëvizje është duke nxitur urrejtjen dhe mosdurimin fetar, prandaj si e tillë ka elementë të veprës penale.

“Unë besoj se në deklarimet e tyre në lëvizjen e tyre ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit fetar, për çka do duhej të analizohej hollësisht edhe qëndrimet edhe veprimet e tyre, pra ky grup i ka shpallur luftë islamit në Kosovë, nuk i kanë shpallur luftë islamit radikal, por islamit të përgjithësi”, tha gazetari Kajtazi.

Exit mobile version