0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Shpallja e dy organizatave terroriste – imazhi më i keq që mund të ketë një shtet

Gazetari dhe opnionisti i çështjeve politike në vend, Vehbi Kajtazi, e sheh si të dëmshme për Kosovën shpalljen e ‘Mbrojtjes Civile’ dhe ’Brigadës së Veriut’ si organizata terroriste.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kajtazi ka shkruar mbi efektet që prodhon ky vendim i Qeverisë, duke thënë se mund të krijojë pasoja shkatërruese për shtetin.

Sipas Kajtazit, ky është një indikator që turistët të vizitojnë Kosovën dhe investitorët e huaj largohen.

Ai thotë se kjo e bën Kosovën shtet me dy organizata terroriste dhe sipas tij, ky është imazhi më i keq që mund të ketë një shtet.

“E para, ky vendim obligon Prokurorine e Shtetit qe te nisin arrestime masive te anetareve te tyre. Llogaritet qe jane mbi 1000 anetare te ketyre organizatave. Kjo nenkupton se kushdo qe thote se i perket ketyre organizatave duhet te arrestohet. Kjo nenkupton po ashtu se kushdo qe i perkrahe qofte ne rrjete sociale, duhet te arrestohet.  E dyta, Kosoven e ben shtet qe brenda ka dy organizata terroriste. Ky eshte imazhi me i keq qe mund te kete nje shtet. Perveç turisteve qe hezitojne te vizitojne shtete me terrorizem brenda, investitoret pos qe i ndalon per te ardhur, i largon edhe ata qe jane. E treta – nisja e arrestimeve masive mund te prodhoje rezistence aktive ne Veri te Kosoves, çka mund te sjell edhe rezistence te armatosur. E katerta – Veriun e Kosoves e shnderron ne nje zone konflikti te perhershem mes autoriteteve te shtetit, dhe ketyre organizatave. E pesta – Kosoven e shnderron ne nje Palestine te dyte, dhe Veriun e Kosoves ne nje Rrip te Gazes, veçse Kosova nuk eshte Izrael, por Palestine. E gjashta dhe me e rendesishmja – Kosova nuk do te mund ta shtrije kurre autoritetin e saj ne Veri, derisa eshte ne nje konflikt te perhershem me banoret lokale te cilet mbrojne organizatat terroriste”, shkroi Kajtazi.

Më tej ai e ka quajtur këtë vendim të pamenduar mirë, teksa ka thënë se ndonëse tingëllon si patriotike, ka efekte shkatërruese për shtetin.

Çfare efekti prodhon shpallja organizata terroriste e dy formacioneve serbe – mbrojtja civile dhe brigada e veriut? E…

Posted byVehbi Kajtazion Friday, June 30, 2023

Ndryshe, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ dje u shpallën nga Qeveria e Kosovës si organizata terroriste.

Vendimi i marrë dje në mbledhje të ekzekutivit, sot është shpallur edhe në gazetën zyrtare që nënkupton se nga sot është në fuqi.

Në vendim thuhet se me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, rendit kushtetues, stabilitetit si dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, “Mbrojtja Civile” apo e njohur si “Civilna zaštita” dhe “Brigada e Veriut” apo e njohur si “Severna brigada”, shpallen grupe dhe/apo entitete terroriste në territorin e Republikës së Kosovës dhe vendosen në listën vendore të personave, grupeve dhe entiteteve të përfshira në akte terroriste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img