Site icon PrishtinaPress

Kajtazi publikon “audionicizimin që dëshmon ndërhyrjen e BIA’s në procesin gjyqësor në Hagë”

Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar të hënën një audioincizim në portalin e tij “Paparaci” që thotë se përmban një bisedë ndëmjet shefit të BIA’s për Kosovë, Bojan Dimiq, dhe një shqiptari të Kosovës “person i njohur”, por të cilin “Paparaci” e ka identifikuar si “Personi X”.  Biseda në këtë audioincizim përqendërohet rreth dërgimit tëi sh-Presidentit Thaçi dhe ish-Kryeparlametarit Kadri Veselit në Hagë dhe në mënyrën se si janë siguruar dëshmitarët e si janë dërguar prova kundër tyre në Hagë.

Kajtazi thotë se inicizmi është bërë pak ditë pasi krerët e UÇK’së kanë shkuar në Hagë.

Për çka, sipas tij “kontribut të madh ka Serbia dhe agjencia e tyre e inteligjencës e njohur si BIA dhe se përgjimi ekspozon përfshirjen e shërbimit sekret në këtë process gjyqësor në Hagë dhe në mbledhjen e provave materiale”.

“Dëshmia me audioincizim e një personi me peshë dhe ndikim e njërit prej njerëzve më të afërt dhe më me ndikim në këtë proces, besoj që kompromiton tej mase këtë proces gjyqësor në Hagë. Javën e kaluar kemi parë se si një dëshmitar i prokurorisë e pranon që në raportin e tij ka futur të dhëna të marra nga qeveria e serbisë. Por ky audio-incizim e shpërfaq dhe dëshmon përfshirjen direkte, jo vetëm se e konfirmon dëshminë e dëshmitarit në Hagë, por shpërfaq përfshirjen direkte të kësaj strukture të intelegjiencës në një process që lidhet me gjykimin e krereve të UÇK-së në Hagë. Kajtazi ka thënë se Bojan Dimiq, personi i përfshirë në audio-incizim, është një nga njerëzit më me ndikim i shërbimit sekret serb, i lindur në Prishtinë, ka jetuar në Prishtinë ndërsa tash jeton në Beograd dhe udhëheq operacionet që kanë të bëjnë me Kosovën”.

Duke klikuar në këtë LINK mund ta shihni raportimin e plotë të gazetarit Kajtazi.

Exit mobile version