4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Presidentja po mashtron njerëzit duke thënë se Serbia mund të paditet nëse Kosova anëtarësohet në KiE

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po i mashtron njerëzit se Serbia mund të paditet nëse vendi ynë anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ndër të tjera ai thotë se Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend që masat që ia ka vënë Kosovës, t’i heq.

“Nuk shoh që Bashkimi Evropian ka vullnet për t’ia heq këtë barrë të madhe që ia ka vënë Kosovës, përkundrazi po shoh presion tjetër që ta detyrojë ta zbatojë Asociacionin, përkatësisht Zajednicën siç e quante Vetëvendosja në vazhdimësi këtë mekanizëm që pritet ta kenë serbët”, tha Kajtazi.

“Presidentja Osmani iu tha familjarëve të të pagjeturve se me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës mund të paditet Serbia. Nëse ajo nuk e di që nuk mund të paditet Serbia ne Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut atëherë është problem, sepse ajo nuk di asgjë nga fusha juridike. Por unë besoj që ajo e di dhe po i mashtron njerëzit, por këtë po përpiqet ta shes si diçka të mirë që mund t’i ndodh Kosovës, përkatësisht njerëzve që janë të prekur nga lufta e fundit e vitit ‘98-’99”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img