Site icon PrishtinaPress

Kajtazi për Xharrën: Kur mediat raportojnë për Qeverinë reagon, kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani

Gazetari Vehbi Kajtazi, pas “lajmeve” të publikuara dje nga RTK, ka reaguar edhe kundrejt Jeta Xharrës, të cilën ai tha se merr fonde nga Bashkimi Evropian ende nuk e verifikoi “lajmin” e RTK-së që i lidhë mediat në Kosovë me Radojçiqin, se a është i vërtetë apo fallco.

Kajtazi tha per Xharrën se kur mediat e Kosovës raportojnë për skandalet e Qeverisë ajo i raporton si lajme të rrejshme, ndërsa kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani.

“Jeta Xharra qe merr fonde nga Bashkimi Evropian ende nuk e verifikoi “lajmin” e RTK-se qe i lidhe mediat ne Kosove me Radojçiqin, a eshte fejk apo i vertete..Kur mediat e Kosoves raportojne per skandalet e Qeverise ajo i raporton lajmet si te rrejshme, ndersa kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani”, shkruan Kajtazi.

Exit mobile version