Gazetari Vehbi Kajtazi, nëpërmjet një reagimi në Facebook rreth prishjes së koalicionit qeverisës në Prishtinë, ka hedhur kritika indirekte ndaj dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë, PDK-së dhe LDK-së.
Kajtazi ka thënë se qëndron në anën e kryeministrit Albin Kurti derisa dy partitë opozitare “janë bërë copa për interesa krejtësisht financiare.”