11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Në shtëpinë e Nagip Krasniqit u gjetën e-maile me Kurtin dhe Rizvanollin

Analisti politik Vehbi Kajtazi ka thënë se në shtëpinë e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua nga policia nën dyshimin për konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë gjetur e-maile të shkëmbyera me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Artane Rizvanolli.

Ai madje tha se Kurti qëndron prapa Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt.

“Kurti qëndron mbrapa Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt. Në banesën e Nagip Krasniqit, kur ka shkuar policia për ta bastisur, ai nuk e ka hapur banesën dhe policia e ka thyer banesën, janë gjetur emaile që i ka pasur me Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin”, ka thënë Kajtazi në Klan Kosova.

Sipas Kajtazit, e-mailet ishin të printuara, derisa nuk tregoi se çka mund të përmbanin ato.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img