Site icon PrishtinaPress

Kajtazi: Në konfliktin fatal në Aktash, i përfshirë një 13-vjeçar 

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka dhënë detaje shtesë për ngjarjen tronditëse të 1 shtatorit në kryeqytetin e Kosovës, ku një person mbeti i vrarë, e pesë të tjerë të plagosur.

Kajtazi thotë se në këtë situatë, ishte i përfshirë dhe një 13-vjeçar, raporton Klankosova.tv.

“Ky është një konflikt që ka nis në mars të këtij viti, kur ka pasur përplasje mes të rinjve të dy familjeve, dhe ngjarja aso kohe ka ndodhur 300 metra larg stacionit policor në lagje të “Muhaxherëve”. Por nëse atëherë do të hetohej di do të duhej, besoj se mbrëmë nuk do të ndodhte diçka e tillë. Deri tani se çfarë kemi mësuar, mbrëmë Salih Sekiraqa ka hapur një lokal të ri, ku dhe është sulmuar. Unë jam tronditur kur kam parë mbrëmë të përfshirë në këtë ngjarje fëmijë 13-vjeçar. Për mua është e tmerrshme”, u shpreh Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.

Exit mobile version