Site icon PrishtinaPress

Kajtazi: Ndërkombëtarët po angazhohen që Kurti të mos jetë më në pushtet

Analisti politik, Vehbi Kajtazi është shprehur se ndërkombëtarët janë shumë të angazhuar të mos e lënë më në pushtet, kryeministrin Albin Kurtin.

Kajtazi shton se Kurti, ‘ndërkombëtarët kanë me i qit vija të kuqe nëse votat e opozitës mbërrijnë numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit’, njofton Klankosova.tv.

“Partitë opozitare këto dy vjetët e fundit e kanë akuzuar zotin Kurtin se punon për Serbinë, që e ka izoluar Kosovën, qe është antiamerikan, që nuk punon për interesat tona, që po e çon vendin drejt një ndarje, që e ka ofruar një asociacion të përmasave gati si të Republikës Sërpska. Nëse gjatë këtyre katër vjetëve kanë ndodhur gjithë këto përballje, si mundet Vetëvendosja të punojë me këto tri subjekte politike”, u shpreh Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.

“Megjithëse, në raport me zotin Kurti, faktori ndërkombëtar ka me pas ndikim të madh në përcaktimin e koalicioneve. Nëse zoti Kurti mbetet nën 40 për qind, siç dhe pritet, atëherë faktori ndërkombëtar ka me qenë përcaktues. Unë besoj se ndërkombëtarët janë të angazhuar fuqishëm që Kurti të mos jetë më në pushtet”.

Exit mobile version