Site icon PrishtinaPress

Kajtazi komenton mesazhet Kusari-Simiq, thotë se flitet për takim të fshehtë mes Simiqit e Kurtit

Analisti politik, Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar mesazhet e publikuara mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Sllavko Simiqit.

Ai është shprehur se në këto mesazhe flitet për një takim të fshehtë mes Simiqit e Kurtit, përcjell Klankosova.tv.

“Këtu e kemi një takim të fshehtë që është mbajtur, këtu po flet për një takim të organizuar se të pret kryeministri në ora 11:00  në zyrë, nuk ka pasur njoftim për këtë”.

“Temat që diskutohen këtu, dallojnë prej temave që janë diskutuar me Radojiçiqin”, është shprehur tutje Kajtazi.

Exit mobile version