11.4 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Kjo që po ndodh në veri është çmenduri, e hëna mund të jetë tepër e rëndë për ne

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit, duke thënë se ajo që po ndodh atje, është çmenduri.

Duke komentuar këtë, ai tha se Shqipëri nuk duhet t’i bashkangjitet, siç u shpreh ai, “çmendurisë tonë”.

“Kur të godet i forti edhe këta të vegjëlit ta japin ndonjë shuplakë asaj rruge, sepse problemi është që ti je në konflikt me Amerikën dhe kur je në konflikt me Amerikën, qysh mundesh me prit mbështetje në këtë situatë nga vendet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë”.

“Unë nuk besoj që duhet Shqipëria me iu bashkangjit çmendurisë tonë, kjo është çmenduri çfarë është duke ndodh në veri, kjo është çmenduri, ne jemi në një situatë kur ora po numëron prapa”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Tutje, Kajtazi u shpreh se e hëna mund të jetë një ditë e rëndë për vendin tonë.

“Ne kemi ultimatum për ta zgjidh problemin dhe zgjidhja e atij problemi janë kushtet që i ka dhënë Amerika dhe ne kemi një kryeministër që nuk do të dëgjojë për to, nesër është e premtë, në vikend nuk ma merr mendja që mund të ketë ndonjë zhvillim, të hënën mund të jetë ditë tepër e rëndë për vendin tonë”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img