Site icon PrishtinaPress

Kajtazi: Kemi mbërritur në pikën e kultivimit të jashtëzakonshëm të anti-amerikanizmit

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, vlerëson se sot kemi mbërritur në pikën të një kultivimi të jashtëzakonshëm të antiamerikanizmit në Kosovë.

Siç u shpreh në emisionin Rubikon në Klan Kosova, kjo rrjedh nga qasja e gabuar për vendimet të drejta të qeverisë së Kurtit.

“Kam frikë se goxha disa vendime nga kjo qeveri merren nga padituria. Kurti ka ministra të paditur, të padijshëm. Kurti nuk është i obliguar ta dijë secilën gjë kur i ka njerëzit kompetentë të cilët i ka ngarkuar me detyra që do të duhet t’i zbatojnë, dhe në kuadër të kabinetit të tij që s’kanë bërë kurrë asnjë ndërrim, ka edhe vendime të gabuara”.

“Liderë si Kurti, përfshirë edhe ata përpara, kanë dëshirë t’i kenë rreth vetes shumë servila, sepse kështu i pëlqen, pra t’i thonë ‘Bravo shef, shumë mirë shef, ah çka i kemi bërë tani Amerikës, e mbytëm Serbinë, etj’. D.m.th kjo mënyrë e qeverisjes sjellë në këso pika, në vend se të ulet me ambasadorin amerikan sa herë të ka kohë, të ulet e diskutojë për çështjet e ndijshme”, deklaroi Kajtazi.

Exit mobile version