-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi i përgjigjet Sveçlës: Unë nuk i godasë policët me tulla sikur ti

Gazetari Vehbi Kajtazi iu është përgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili nëpërmjet një postimi në Facebook sulmoi atë dhe gazetarin tjetër Berat Buzhala se janë bërë pjesë e “luftës hibride të Serbisë”, duke e lidhur protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë që ai e quan “luftë hibride”.

Gazetari Kajtazi ka thënë se nuk e ka pritur që Sveçla i frikësohet Kajtazit. Ai ka ironizuar me të teksa është shprehur se “nuk i godet policët me tulla” siç kishte bërë Sveçla.

Më tutje, Kajtazi i ka thënë Sveçlës se nuk financohet nga Serbia e as nuk ka folur me kriminelin serb Milan Radojiçiq, e as nuk i ka plagosë policët e Kosovës, por këtë e ka bërë partia në pushtet.

“Xhelal, une nuk kam fol me Radojiçiqin por ju. Une nuk financohem prej Serbise nepermjet Martin Berishajt, por ju. Une nuk i kam plagos policet deri ne verbim, por ju. Te dua, keshtu siç je, dmth totalisht i pa dijshem!”, ka shkruar Kajtazi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka pretenduar se përgjimet e publikuara nga Gazeta Nacionale kanë dalë nga dora e Vuçiqit, sipas tij, si pjesë e një “lufte hibride” ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë.”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se Vuçiq ka nisur një luftë hibride ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi që sipas tij po e humb luftën në terren.

“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit.”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka zgjedhur që në këtë postim t’i sulmojë edhe gazetarët Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi që thotë se e kanë thirrur protestën e sotme, të cilën e ka organizuar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti.

“Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë.”, ka shkruar Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img