Site icon PrishtinaPress

Kajtazi i bindur se “Kurti përfundon në burg”

Gazetari Vehbi Kajtazi shprehet i bindur se Kryeministri në mandatin teknik, Albin Kurti “do të përfundojë në burg” dhe se për këtë arsye nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale dhe urdhërit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mes tjerash, Kajtazi ka ndarë edhe një komunikim elektronik mes Ministres së Indsutrisë, Rozeta Hajdarit dhe një personi krejt privat – furrtar – Ridvan Muharremit, të cilin e kishte angazhuar për blerje të rezervave shtetërore; një pjesë e mallit e cila s’ka ardhur kurrë.

Postimi i Kajtazit:

Albin Kurti qendron ne krye te nje piramide kriminale vjedhjesh e abuzimesh. Ai e di qe do te perfundoje ne burg. 

Prandaj nuk shkon ne Prokurori. 

Ai po perpiqet te viktimizohet dhe hetimet per vjedhje t’i interpretoje si lufte te Prokurorise kunder Qeverise.

Jo, shoku Albin! 

Kurrkush nuk po te lufton ty e as Qeverine, por hajnite tua dhe te Qeverise qe drejton. 

Prandaj, viktimizohu sa te duash. Do te japesh llogari per krimet qeveritare.

P.S. 

ja se si ka komunikuar ministrja Rozeta Hajdari me Ridin.

Exit mobile version