7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Hashim Thaçi kontrollon një pjesë të strukturave të LDK-së

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi është shprehur skeptik idesë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mund t’i bashkohet protestave të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai thotë se Thaçi kontrollon një pjesë të strukturave të LDK-së dhe si e tillë është e vështirë t’i bashkohet protestave të VV-së.

Kajtazi duke ironizuar ka thënë se aksioni i fundit nga LDK-ja ka qenë nga Armend Ibrahimi që kishte liruar disa pëllumba në kryeqytet, e që më pas i është bashkuar partisë së Kadri Veselit.

Më tej ka thënë se Thaçi kontrollon një pjesë të strukturave të LDK-së dhe se Thaçi i din deputetët që kanë fituar 300 mijë euro dhe ata që kanë fituar villë në Shqipëri.

“Hashim Thaçi kontrollon një pjesë të strukturave të LDK-së. Ai e din si është zgjedhur president i Kosovës, ai e din se cili prej deputetëve ka votuar pro dhe cili deputet ia ka bërë kuorumin. Ai e din se cili ka marrë 300 mijë euro, ai e din se cili deputet ka marrë villë në Shqipëri”, ka deklaruar Kajtazi në ‘click’ të RTV21.

Kujtojmë se LDK ka refuzuar pjesëmarrjen në protestën e organizuar nga Vetëvendosje. Megjithatë marrëdhëniet mes dy partive opozitare janë përmirësuar teksa janë zhvilluar disa takime mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img