-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi e quan Krasniqin drejtor të Kurtit: Kurrë s’ka pasur hajni më të madhe në KEK se në kohën e tij

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi Policia e Kosovës zbarkoi në objektin e KEK-ut në Prishtinë.  Bastisja e Njësisë së Krimeve në Ekonomike erdhi për shkak të një tenderi për njërin prej termocentraleve.

E për këtë, pati raportime se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi pritet të arrestohet, megjithatë nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Ai është dërguar në QKUK pasi siç tregoi avokati i tij, Taulant Ferizi, i është përkeqëuar gjendja shëndetësore për shkak të numrit të madh të policiëve.

Në anën tjetër, Kajtazi u shpreh në Facebook se “kurrë, ama kurrë hajni më të madhe në KEK nuk ka pasur sesa në kohën e drejtorit të Albin Kurtit”.

Ai është emëruar në krye të menaxhmentit të KEK-ut me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Krasniqi, i cili kishte qenë drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, u zgjodh në këtë pozitë më 4 tetor të vitit 2021.

Paparaci ka raportuar vazhdimisht për implikimin e Krasniqit në një rast korruptiv bashkë me ambasadorin kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Më mars të vitit të kaluar, Krasniqi kishte realizuar një vizitë në Kroaci. Hetuesit e Policisë së Kosovë kishin hedhur dyshime se kryeshefi i KEK- ut ishte takuar atje me diplomatin kosovar, të përfshirë në një aferë financiare.

Ai në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022 ka nënshkruar dy marrëveshje, të cilat dyshohet t’i kenë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img