Site icon PrishtinaPress

Kajtazi: Dritan Abazoviq tradhtari më i madh i shtetit dhe kombit malazez

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur tradhtar të shtetit dhe kombit malazez kryeministrin Dritan Abazoviq.

Kajtazi përmes një cicërime në Twitter e ka cilësuar atë si tradhtarin më të madh të shtetit, pasi ky i fundit sot e nënshkroi me Kishën Serbe një marrëveshje që duket si një shtet në shtet.

“Vjen nje shqiptar ne pushtet ne Mal te Zi, e behet tradhtari ma i madh i shtetit dhe kombit malazias. Ky eshte Dritan Abazoviq!”, shkroi Kajtazi.

Kujtojmë se marrëveshja i jep kompetencë të zgjeruar kishës serbe, ndërsa Presidenti Milo Gjukanoviq ishte kundër marrëveshjes dhe tani partia e tij dëshiron që ta rrëzojë Abazoviqin nga pushteti. Kundër ishte edhe Akademia e Shkencave dhe organizatat joqeveritare.

Exit mobile version