Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas paralajmërimit se pushteti po planifikon shkarkimin e kryetarit të KPM-së, Jeton Mehmeti.
Ai ka bërë me dije se ky është një plan djallëzor i pushtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se pushteti i VV-së po i gjuan shkelmat e fundit në luftën ndaj medias.
“Pushteti po i gjuan shkelmat e fundit ne lufte me media. Mes djallezive te shumeta po planifikon ta shkarkoje kryetarin e Komisiont te Pavarur per Media, Jeton Mehmetin, ndonese atij per pak dite i perfundon mandati. Kete plan djallezor po e ben me qellim qe pozita e kryetarit dhe nenkryetarit te kapen nga militante partiak ne kohen kur vendi eshte ne zgjedhje. Nese lejohet nje gje e tille, KPM shnderohet ne kerbaç mbi kurrizin e demokracise – mediave te lira”, ka shkruar Kajtazi.