0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kaidanow e konsideronte Kurtin “forcë destabilizuese në Kosovë”, e donte në burg

Ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow, ka vdekur të mërkurën. Ajo ka qenë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kjo diplomate njihej për qëndrime të forta politike, ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje e paraqiste si “mbretëreshë”, së cilës i përkulen udhëheqësit e republikës.

Kaidanow në mars të vitit 2007 kishte bashkëpunuar me qeverinë e Agim Çekut për ta mbajtur sa më gjatë në burg liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kaidanow, ishte shprehur mjaft e shqetësuar me veprimtarinë asokohe të Albin Kurtit, në demonstratat që kishte udhëhequr ku edhe kishin humbur dy jetë të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në 2007, sipas dokumenteve të WikiLeaks.

Kaidonow shprehej se “për mua mbetet misterioze” se pse ishte riliruar Albin Kurti nga burgu në atë kohë dhe rrethana, “duke qenë senë veprimet e tij të kaluara janë dëshmuar jo vetëm të rrezikshme, por edhe vdekjeprurëse, dhe se premton të jetë forcë destabilizuese në Kosovë”.

Lirimin e Kurtit asokohe ajo e shihte me dyshim tejet të madh për çka shprehej se “ishte kohë e keqe” dhe se (asokohe) Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë “do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet me rastin e Kurtin”.

“Ri-lirimi i Kurtit vjen në një kohë posaçërisht të keqe; konferenca e tij për media e 8 qershorit demonstron që ai do të vazhdojë të sfidojë autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare dhe të nxis ndjenjat e kosovarëve të cilëve ditë e më shumë mund t’iu humbas durimi me hapin e proesit të statusit final të Kosovës”, shkruate ajo.

“Veprimet e tij në të kaluarën kanë dëshmuar të jenë jo vetëm të rrezikshme, por vdekjeprurëse, dhe ai premton të vazhdojë të jetë forcë destabilizuese në Kosovë. Arsyeja se pse gjyqtari ndërkombëtar nuk i morri parasysh këto mbetet mister. Në cilindo rast, USOP do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në rastin e Kurtit dhe të nxis durim dhe vetëpërmbajtje te kosovarët gjatë kohës sa procesi i statusit final të lëvizë para”, shkruante ajo në letrën e saj të cilësuar si “të klasifikuar”.

Fillimisht, Kaidanow raporton se protesta e 3 marsit shkoi paqësisht, ndryshe nga ajo e përgjakshme e 10 shkurtit, dhe kjo falë faktit që Kurti, ‘zjarri’ i Lëvizjes, ishte në burg dhe falë faktit që institucionet dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se mbështetja e dhënë për Vetëvendosjen ishte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”.

“Për dallim nga demonstratat e mëparshme, “marshallët” e VV-së (shkurt SDM), të veshur me rroba identifikimi, kontrolluan turmën duke bërë një kordon njerëzor. UNMIK-u dhe SHPK-ja lejuan që protestuesit të kalojnë, por nuk i lejuan të hyjnë në ndërtesa. Në ndërtesën e Parlamentit, protestuesit u ndalën për të dëgjuar një lider të VV-së, Glauk Konjufca, i cili kundërshtoi pakon e Ahtisaarit dhe më pas theu një kuti që simbolizonte pakon e Ahtisaarit”, raportoi Kaidanow.

Ajo tha se protesta ka shkuar mirë falë bashkëpunimit mes Vetëvendosjes dhe KPSK-së. Por në fund të këtij kabllogrami ishte e qartë se çfarë dëshironte Kaidanow.

“Ne mund të marrim frymë më lirshëm pasi protesta e 3 marsit përfundoi paqësisht. Megjithatë, mund të presim rritje të aktivitetit të VV-së në muajt në vijim deri në zgjidhjen e statusit përfundimtar, pasi gjetja e një statusi do të thoshte që VV-ja nuk do të kishte më asgjë për të kundërshtuar. Do të vazhdojë t’i bëjë presion lidershipit të Kosovës që në secilin rast të distancohet nga dhuna, të punojë me ta për ta mbajtur Albin Kurtin në burg dhe t’i inkurajojë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si opozitën më efektive ndaj mesazhit negativ të Vetëvendosjes”, tha Kaidanow.

Tina Kaidanow, ditën që u shpall pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt 2008, u bë ambasadorja e parë e Amerikës në republikën e re.

Deri në këtë datë, ajo ishte shefe e misionit të ShBA-së në Prishtinë, pozitë kjo nga e cila bëri çmos që ta çojë vendin e administruar nga OKB-ja drejt shtetësisë së plotë./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img