-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Kafja, parandalues i kancerit të lëkurës

A keni nevojë për një arsyetim tjetër të mirë kur është fjala për shprehinë e konsumimit të kafes? Një hulumtim i fundit nga Instituti Nacional i Kancerit ka sugjeruar se konsumimi i kafes mund t’i zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës apo melanomës

Hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e kafes janë më pak të prirë të diagnostikohen me melanomë të keqe, krahasuar me ata të cilët e shmangin kafen.

Ata të cilët konsumojnë të paktën katër kafe në ditë kanë 20 për qind rrezik më të vogël për kancer të lëkurës.

Ndërsa kafet pa kafeinë nuk kanë ofruar ndonjë përfitim të veçantë, transmeton Telegrafi.

Por cila është ndërlidhja mes konsumimit të kafes dhe zvogëlimit të rrezikut për kancer të lëkurës?

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se kafja është e mbushur me përbërës si polifenolet dhe kafeina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit të nxitur nga UV.

Edhe procesi i pjekjes së kafes e fillon formimin e vitaminave B të cilat e ofrojnë një shtresë mbrojtëse ndaj formimit të tumorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img