Home Lajme Kafeneja gjermane detyron klientët që me kapele speciale të mbajnë distancën

Kafeneja gjermane detyron klientët që me kapele speciale të mbajnë distancën

Të gjithë konsumatorët ulur jashtë kafenesë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin të Gjermanisë, u detyruan të vendosin kapele që mbajnë distancën prej së paku një metër ndërmjet tyre.

Të shtunën e kaluar pronarëve të Cafe Rothe në Schwerin – një qytet në Gjermani, u lejuan të rihapnin dyert kafeneve për vizitorët pasi ishin hequr kufizimet e coronavirusit

Ndërsa njerëzit shijuan shoqërinë dhe motin, motoja në kafene ishte: “Mbaj distancën shoqërore”.

Mënyra se si po praktikohet kjo metodë inovative është ilustruar nëpërmjet një fotografie të realizuar nga persona prezentë, e cila është publikuar në rrjetin social Facebook.

Kafetë dhe restorantet kanë filluar të rihapen në Gjermani, derisa vendi po fillon të lehtësojë masat e ndërmarra kundër transmetimit të virusit në shkallë të gjerë.

Exit mobile version