0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kafeja redukton sëmundjet mendore

Për miliona njerëz konsumimi i një kafeje të fortë është perfekt për të nisur ditën mbarë.

Megjithatë studimet e sotshme veç kësaj thonë se kafeja bën mirë edhe për reduktimin e sëmundjeve mendore.

Konsumimi i tre deri në pesë kafe në ditë ndihmon për të mbajtur larg dhe Alzajmerin, të paktën kështu janë shprehur shkencëtarët.

Të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës dhe të menduarit, sidomos gjatë fazës së sëmundjes Alzajmer para se të ndodhin simptomat e sëmudjes mendore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të individëve të prekur nga sëmundjet mendore është i trefishtë dhe arrin në 115.400.000 në mbarë botën, ku sëmundja Alzajmer përbën shumicën e këtyre rasteve.

Studimi i ri me anë të kërkimeve më të fundit ka treguar se dhe dietat luajnë rol primar në uljen e rrezikut të kësaj sëmundje.

Për shembull dieta mesdhetare, e përbërë nga peshku, fruta të freskëta, perime, vaj ulliri dhe verë të kuqe ka qenë e lidhur me një rrezik të reduktuar për zhvillimin e sëmundjes Alzajmer.

Studime të tjera shpjeguan se konsumimi i rregullt i kafes përgjatë gjithë jetës është i lidhur me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes së Alzajmerit.

Dr. Iva Holmerova, zëvendëskryetare e Alzajmer në Evropës, tha se gjetjet e paraqitura në këtë studim janë shumë inkurajuese. Ajo thekson se kafeja është një pije e popullarizuar në të gjithë botën dhe se është e kënaqur që një konsumim i vazhdueshëm i saj jep efekte pozitive në shëndet./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img