Kafeja mund të bëhet një luks i shtrenjtë, paralajmërojnë ekspertët – tregojnë edhe arsyet

90
Advertisement

Kafeja mund të bëhet një luks në gjithë botën pasi ngrohja globale kërcënon të lashtat aktuale dhe çmimet historikisht të ulëta po i largojnë fermerët nga biznesi.

Advertisement

Madje sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ekspertët po bëjnë thirrje që bizneset të investojnë më shumë për të ndihmuar kultivuesit e kafesë të blejnë mjete dhe bimë të reja për të vazhduar kultivimin e të lashtave të tyre.

Temperaturat ekstreme, lagështia në rritje dhe çmimet e tregut po detyrojnë prodhuesit e kafesë në Peru të kthehen në burime të tjera të të ardhurave.

Në të njëjtën kohë, sëmundjet dhe dëmtuesit po shkaktojnë korrje gjithnjë e më të vogla dhe me cilësi më të ulët.

Gjithashtu thuhet se fermerët e kafesë Arabica – janë duke dezertuar fermat e tyre ose po kthehen në mbjelljen e prodhimeve tjera si kallam sheqeri.

Ata po detyrohen të rrisin bimën delikate të kafesë në tokë më të freskët dhe në lartësi më të mëdha, pasi rritja e temperaturave mesatare vjetore po e bën shumë të papërshtatshme tokën.

Ekspertët kanë frikë madje se deri në vitin 2050, gjysma e tokës që përdoret aktualisht për të rritur kafenë në të gjithë globin mund të bëhet e papërshtatshme për këtë qëllim.

Ekspertët kanë paralajmëruar edhe se kostoja mjedisore e kësaj mund të jetë më e rëndë, me rritjen e shpyllëzimit të mundshëm në mënyrë që të pastrohen zona të reja për fermat e kafesë diku tjetër.

Përveç këtyre, cilësia e kafesë mund të zvogëlohet pasi fermerët kthehen në varietete të reja dhe vëllimi i ulët i prodhimit mund të shkaktojë që çmimet të rriten, paralajmërojnë studiuesit.

Mediumi britanik DailyMail shkruan më tej se fermerët më të varfër po goditen më rëndë, sepse nuk mund të investojnë në mjete për të përmirësuar tokën ose për të blerë bimë të reja.

Në vende të tilla si Tarapoto (Peru) për shembull, fermerët madje janë rikthyer në rritjen e bimës së kokainës, lëndës së parë për kokainë, pavarësisht një iniciative të qeverisë për të ulur prodhimin.

Norandino – bashkëpunëtori më i madh Fairtrade i Perusë, që përfaqëson rreth 7,000 fermerë – tha se reshjet ekstreme dy vjet më parë shkatërruan të lashtat dhe shkaktuan që ndërtesat të shkatërroheshin në rajonin veriperëndimor të Piura.

Selia e kooperativës ishte përmbytur me ujë dhe anëtarët e saj kanë frikë se rajoni mund të bëhet i pabanueshëm në të ardhmen.

PostAdssFotoja e reklamës