Site icon PrishtinaPress

Kadrijaj: Qytetarët po mashtrohen me ngjarjet në veri po harrojnë se po jetojnë më keq

Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për rritjen e kostos së jetesës në Kosovë në katër vitet e fundit dhe përballjen e qytetarëve me këto çmime.

Mustafë Kadrijaj ekspert i ekonomisë ka thënë se ngjarjet politike dhe pasiguria në disa pjesë të vendit po bëjnë që qytetarët të mashtrohen nga propaganda e qeverisë se vendi është në rrezik, kjo sipas tij po bënë që qytetarët t’i harrojnë problemet e tyre.

“Po mjafton një ngjarje në veri, një fjalim popullist i Kurtit që qytetarët të harrojnë se po pagujnë cmimet të larta të produkteve. Qytetari duke i besuar këtyre ngjarjeve është në gjendje të jetoi edhe me keq dhe kjo po vërehet edhe sot. Besimi i qytetarëve dhënë partive politike në këtë rast i kësaj qeverie nuk po iu shpaguhet, propagana një mujore po bënë që pastaj qytetari të vuaj për plotë katër vjet”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas Kadriajt qeveria gjatë këtyre viteve ka shpërnda për disa herë nga 100 euro për qytetarët dhe ka vendosur për rritjen e pagave por kjo rritje nuk ka qenë e mjaftueshme për ta përballuar inflacionin.

“Nuk është me rëndësi sa del paga në bankë por se cka mund të blesh me atë pagë. Qytetari me pagën aktuale është duke blerë shumë më pak se sa ka blerë më pagën e njejt të para katër viteve. Shumica a pagës po shkon në konsumë kjo tregon gjendjen e rëndë të qyterarëve”, ka shtuar tutje Kadrijaj.

Kadrijaj pohon se më e rënda për qytetarët është rritja e cmimit të rrymës, ngase ishte vet kryeministri Albin Kurti i cili pohonte sa ishte në opozitë se qytetarët e pagujnë rrymën shtrejt e në jetojmë mbi thëngjill.

Exit mobile version