Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, sot ka përfunduar dëshminë e saj që e filloi dje, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale.
Në fund të dëshmisë së saj, Kadrijaj tha se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara dhe grumbulluara nga Serbia, pasi u pyet nga prokurori se a është padrejtësi të akuzosh dikë.
“Gjykata vendos a janë të fajshëm apo të pafajshëm. Nëse e shihni paragrafin e fundit, e shihni që kam thanë se Kosova i ka dhënë përkrahje gjykatës dhe mendim i imi ka qenë që besoj në pafajësinë e ushtarëve të UÇK-së sepse gjithmonë janë përgjigjur thirrjeve që iu janë bërë. S’ka ushtar i UÇK-së që iu ka bë një thirrje me iu përgjigje kësaj gjykate dhe që nuk iu ka përgjigje kësaj thirrje. Unë mendoj se është padrejtësi dhe e kam cekë në paragrafin e fundit sepse e kemi pa, ose janë fakte të fabrikuara dhe të blera nga regjimi i Serbisë për t’i akuzuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kadrijaj.