11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kadrijaj: Në momentin që sigurojmë votat nga deputetët e shumicës, nisim mocionin e mosbesimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të enjten nisi ciklin e diskutimeve “për situatën e rëndë në Kosovë” me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe atyre të mediave. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se në këtë takim kishte pajtim të të pranishmëve se Kosova është në krizë.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të jetë transparente për të gjitha proceset, veçanërisht dialogun dhe situatën në veri.

“Aty u dakordua nga të gjithë folësit dhe që u parashtrua nga AAK-ja, se vendi gjendet në një krizë të thellë politike, ekonomike, sociale dhe cilat do jenë hapat e shoqërisë civile, partive opozitare, mediave, që me qitë në pah të gjitha dështimet e Qeverisë dhe veprimet e saj sepse kjo është Qeveri konfliktuoze. Aty u tha që nuk ka media që nuk janë atakuar nga kjo Qeveri, nuk ka gazetarë që nuk janë atakuar, të gjithë ata që kanë qëndrim ndryshe nga VV-ja atakohen”, ka thënë ajo në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Kadrijaj ka thënë se sapo të sigurohen votat e nevojshme, do të ngrihet mocioni i mosbesimit kundër Qeverisë.

“Hezitimi i partive të tjera opozitare është se për një mocion mosbesimi kërkohen 61 vota dhe ne kemi vetëm 44 vota. Na duhen edhe vota prej mazhorancës, duhet kohë për të punuar me deputetë të pakënaqur brenda mazhorancës dhe deputetë të minoriteteve, jo të Listës Serbe, që të sigurojmë 61 vota. Nëse ngrihet një mocion dhe nuk i kemi votat, do të dështojmë. Nuk është qëllimi të dështojmë, momentin që do t’i kemi votat kjo iniciativë është e hapur dhe do të aktivizohet. Në momentin që sigurohen numrat nga deputetët e shumicës, do të ngrihet mocioni”, ka theksuar ajo.

Kadrijaj ka deklaruar se Qeveria “jo vetëm brenda vendit, por pozicionin e shtetit e ka degraduar edhe në arenën ndërkombëtare”.

“Kjo qeveri po merret me populizëm në vend se të ketë lidership të konsoliduar. Është e papranueshme që 23 vjet pas lufte, aleatët që na kanë ndihmuar kjo Qeveri i ka detyruar të nda vendosin sanksione për shkak të lojërave të ulëta politike”, ka thënë ajo duke shtuar se Qeveria “po nxit konflikte me të gjitha kategoritë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img