4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kadrijaj kritikon Kurtin: Kemi ngelur në terr informativ për dialogun

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë në procesin e dialogut.

Ajo ka thënë se opozita dhe qytetarët janë në terr informativ në lidhje me bisedimet e fundit që janë bërë në Prishtinë dhe Bruksel.

Kadrijaj ka bërë me dije se kryeministri e ka obligim ta njoftojë Kuvendin për rrjedhën e bisedimeve.

“Në bazë të asaj që nuk u adresua, kemi ngel në një terr informativ edhe për mediumet, edhe për popullin, për qytetarët edhe për vet deputetët e Kosovës, gjë që nuk është e drejtë. Sepse e ka obligim ligjor, e ka obligim kushtetues që t’i përgjigjet Kuvendit dhe të ketë një transparencë për procesin e dialogut”, ka thënë ajo për FrontOnline.

Duke e komentuar draftin evropian për Asociacionin, ajo ka thënë se ende nuk dihet nëse ky dokument është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Në atë marrëveshje përfshihet Asociacioni dhe që ne në fakt nuk e dimë a është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, a ka kompetenca ekzekutive Asociacioni, a është në përputhje me Kushtetutën së Kosovës, a respektohet sovraniteti dhe integriteti. Ajo çka është fol, është thënë që është një model evropian, për cilin model evropian i këtij Asociacioni ne ende nuk e kemi kuptu”, është shprehur deputetja e AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img