Site icon PrishtinaPress

Kadrijaj: Kam qenë pjesë e UÇK-së dhe kjo më bën figurë të fuqishme

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për çështjen se sa ka barazi në mes grave e burrave në politike.

Kadrijaj tha se rrugëtimi i saj politik është ndryshe prej kohëve të sotit, pasi siç tha, në politikë është angazhuar që nga shkolla e mesme.

“Kam qenë pjesë e luftës së UÇK-së dhe padyshim që kjo më bën një figurë pak më të fuqishme politike në raport edhe me burrat sepse nuk mundëm që të injorohem në tema të ndryshe në atë se burrat kanë bërë më shumë diçka sesa gratë në periudha të caktuara kohore. Dhe, unë e ndjejë veten të barabartë në raport me këtë por megjithatë unë nuk kënaqem me këtë sepse e kam arritur me punë e mund”, është shprehur Kadrijaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tregoi edhe për përvojën e saj politike, ku bëri të ditur se pas luftës ka qenë asambliste në Deçan, ku më pas ka garuar edhe në nivelin nacional, teksa tregoi edhe për praktikën që po e zhvillon NDI me gratë e niveleve lokale në politikë.

“Është një praktikë e mirë tash që po e zhvillon NDI sepse gratë që kanë një përvojë më të madhe në politikë, po bashkëpunojnë me gratë të nivelit lokal. Ne që jemi në nivel qendror, jemi caktuar si mentore të grave që janë në nivel lokal, duke e shpërndarë praktikën dhe përvojën tonë se si kemi arritur deri këtu dhe tash ato mësojnë prej përvojave tona”.

Exit mobile version