Site icon PrishtinaPress

Kadriaj: Qeveria Kurti me të vërtetë është amatere

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie duket se është i shqetësuar nga grevat, të cilat kanë filluar të zgjerohen në Republikën e Kosovës, shkruan Prishtinapress.

Madje, mënyrën se si po organizohen grevat,  Kurti e ka vlerësuar se është shpallje lufte ndaj shtetit nga komunat.

Kurti në këtë konferencë iu ka bërë thirrje komunave, që të pushojnë me sjelljen destkrutive dhe bojkotin ndaj MF-së.

Lidhur me këtë temë për portalin Prishtinapress foli eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj, i cili ka kritikuar qeverinë dhe e ka quajtur qeveri amatere.

“Vlerësojë që kjo po tregon më së miri që Qeveria Kurti  me të vërtetë është amatere dhe nuk mund t’i mashtrojë Administratën Publike, sikur të ishin fëmijë në një farë mënyre me bonbone ose karamele, por në këtë drejtim kjo është duke i bërë dëme vetes dhe çdo ditë e më shumë është duke e humbur besimin dhe atë besim që as një Qeveri nuk e ka marrë më herët”, tha Kadriaj për Prishtinapress.
Ai foli edhe për deklaratën e kryeministrit, i cili tha se komunat që po e bojkotojnë kërkesën e ministrisë së Financave i kanë shpallur luftë shtetit.

Sipas tij, kur flitet për akuzën ndaj komunave, ky është një rast edhe më i keq dhe i pa-parë deri më tani, sidomos qeveritë e pas-luftës në Kosovë, e në vende demokratike.

“Në vend që kjo Qeveri të ulët në bisedime si me komunat, si me sindikatat, por të krijon kësi lloj konflikti, kjo pa dashje po të dërgon drejtë atij mendimi që nuk e dëshiron askush, sikur të ishte ai represioni i viteve 90-ta, por ai ka qenë i natyrshëm sepse ka qenë nga një pushtues, por të ketë kësi lloje presioni nga Qeveria e dalur nga populli dhe ti akuzon komunat kjo është e pa-pranueshme”, shtoi Kadriaj.

Sipas tij, Qeveria duhet të ulet si me komunat, si me sindikatat që të arrihet deri tek një marrëveshje.

“Më interesantja është që kjo Qeveri vazhdimisht deklarohet që po e mbush arkën e shtetit e ka buxhetin më të lartë, po i kalon parashikimet si në doganë si në ATK, ndërsa në anën tjetër ankohet vazhdimisht se nuk kemi buxhet për ti përkrahur sindikatat si dhe administratën në përgjithësi dhe kjo të bën me dyshu se ku janë ato mjete. Se kur flasim për buxhet më të lart deri më tani nuk kem asnjë investim kapital që mund të arsyetohet Qeveria aktuale që i ka drejtuar në atë drejtim”, tha ai.

Tutje, ai tha se deri më tani nuk ka as transparencë në këtë drejtim, por poenta është që qeveria duhet të bisedojë me sindikatat.

“ Deri më tani nuk ka diçka dhe nuk e din as opinioni i gjerë në këtë drejtim duhet të ketë llogari-dhënie, deri më tani nuk ka as transparencë në këtë drejtim, por poenta është që Qeveria duhet të bisedojë me sindikatat dhe administratën në përgjithësi, por në asnjë mënyrë ti akuzojë dhe kjo akuzë është plotësisht e pa-bazë”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë se  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), më 25 gusht kanë hyrë në grevë me kërkesën për ndarjen e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur sot një pako ndihmëse ekonomike për të përballuar inflacionin e lartë në Kosovë.

Por, kjo pako nuk mbështet çdo qytetar të Kosovës. Ai sot ka ndarë nga 50€ për punonjësit shtetërorë dhe në anën tjetër duke ua ndalë pagën mujore të gjithë atyre që i janë bashkuar grevës së thirrur nga sindikatat e ndryshme./Prishtinapress/

 

Exit mobile version