Site icon PrishtinaPress

Kadri Veseli viziton Komunën e Skenderajit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari dhe nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, kanë prit sot pasdite kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputeti z.Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, në vigjilje të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Në takim është diskutuar për aktivitetet që të zhvillohen në kuadër të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, si dhe tema të tjera të interesit të përgjithshëm të vendit tonë.

“Kisha kënaqësi që me nënkryetarin Nuredin Lushtaku të presim në zyrë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, me të cilin kemi diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror.

Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë.

Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi”, ka shkruar kryetari Jashari, në llogarinë e tij në Facebook.

Exit mobile version