Gjatë vizitës në Tokyo, Kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij japonez, ndërsa do të zhvillojë disa takime edhe me ministra e zyrtarë të lartë japonezë.
Gjatë takimeve në Japoni, kreu i Kuvendit të Kosovës do të bisedojë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën inovacionit dhe ekonomisë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për Kosovën si në rrafshin ndërkombëtar po ashtu edhe me investime direkte.