Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së “Nismës”, Valdete Bajrami, e cila tha se Presidenti Hashim Thaçi e ka afër fundin. “Veç Zoti e di fundin tonë”, i është përgjigjur Veseli
Deputetja e “Nismës për Kosovën”, Valdete Bajrami, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit Hashim Thaçi. Sipas saj, është e kotë sepse ai nuk mund t’i mbulojë dështimet e juaja, shkruan “lajmi.net”. Bajrami ka shtuar se Thaçi dje ka fyer familjarët e viktimave, pasi, sipas saj, Thaçi po barazon gjenocidin që ka bërë Serbia për të ndrequr imazhin e vet.
“Ku ishit deri tani, pse nuk bëtë një veprim të tillë sa ishit kryeministër”, ka pyetur Bajrami. Krejt në fund ajo deklaroi se fundi i Thaçit është afër. E për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e pyeti Bajramin se kur është fundi i Thaçit. “Po të ishte ai këtu, do t’i përgjigjesha”, tha deputetja Bajrami. Veseli ka thënë se shumë herë deputetët bëjnë deklarata, të cilat paraqesin vepër penale dhe se këto akuza do të duheshin të ishin punë për Prokurorinë, ndërkaq deklaroi se vetëm “Zoti e di fundin e secilit”.