7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kadri Veseli: Ulësja në OKB na bashkon pozitë dhe opozitë

Në takimin e liderëve të koalicionit qeverisës bashkë me presidentin Hashim Thaçi, të mbajtur sot, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paraqitur një dokument-kornizë, me qëllim të arritjes së një konsensusi në dialogun Kosovë – Serbi.

Në një prononcim për Ekonomia Online, kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se beson se dokumenti i propozuar do të shërbejë si fillim i mbarë i ndërtimit të një konsensusi, duke përfshirë edhe opozitën, për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë në Bruksel.

“Jemi duke e ndërtuar konsensusin. Ulësja në OKB për shtetin tonë të pavarur dhe sovran është një konsensus që na bashkon të gjithëve, opozitë dhe opozitë; integrimi në Bashkimin Europian, në NATO dhe reformat në sistemin tonë legjislativ dhe ekonomik”.

“Unë besoj shumë që ai dokument do të jetë vetëm një nismë e mbarë e ndërtimit të një konsensusi të përgjithshëm, të cilin e kam ofruar, në mënyrë që të gjithë bashkërisht, pozitë dhe opozitë të jemi në procesin e dialogut dhe në të njëjtën kohë në finalizimin e procesit për anëtarësim në OKB për shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Kjo, tek e fundit, është arsyeja pse shkojmë në dialog”, thekson Veseli.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në një takim ku merrnin pjesë dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, thuhet në një komunikatë zyrtare të lëshuar pas takimit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i vetmi i cili foli pas këtij takimi, deklaroi për EO se partnerët e koalicionit janë unikë në procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne jemi duke ndërtuar bazat e një dialogimi me shtetin serb, ku ndërmjetësimi do të jetë i Bashkimit Europian në mënyrë të drejtpërdrejt, me prezencën e SHBA-së. Në të njëjtën kohë do t’i afrohemi edhe opozitës, në mënyrë që ta kemi konsensusin e përbashkët për çështjet madhore si ulësja në OKB, integrimi në BE”, theksoi Veseli.

“Kjo është ajo çka po bëjmë në takimet intensive dhe një nga pritjet e mia, dhe në të njëjtën kohë iniciativat që kam marrë; janë përpjekje me javë të tëra. Do të jemi bashkë në konsensus, të kenë besim edhe qytetarët tonë. Do ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrë të dinjitetshme, sovraniteti i shtetit tonë është i pacenueshëm”, ka theksuar Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img