Site icon PrishtinaPress

Kadri Veseli shkon në Zubin Potok, viziton një familje shqiptare

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka qëndruar në fshatin Çabër të Zubin Potokut, pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentari ka treguar më shumë hollësi.

“Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata.

I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojme një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, ka shkruar ajo.

 

 

 

Exit mobile version