Seriali më i shikuar vendor, “O Sa Mirë” pa dyshim se është një prej prodhimeve televizive më të dashura të publikut.
Ishte Adelina Ismaili ajo që u inkuadrua së fundmi në këtë serial në rolin e “Drejtoreshës së Shkollës”, kurse këtë të diel protagonizmin do ta rrëmbejë dikush tjetër.
Është kryeparlamentari, Kadri Veseli, ai që në edicionin special të “O Sa Mirë” me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, merr pjesë në një rol të pa parë më herët.
Kadri Veseli nuk dihet nëse do të ketë një nga rolet kryesore në këtë episod, por shihet me brendimin zyrtar me hashtag #Kosova10 me rastin e kësaj feste.
Pos, Kadri Veselit edhe fytyra tjera prominente kanë pasur rol në këtë serial.
O Sa Mirë transmetohet në Klan Kosova.