14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kadri Veseli: Prodhuesit vendorë dhe investitorët janë heronj të ditëve tona

 
Kryekuvendari Veseli fton investitorët të vijnë në Kosovë sepse Kosova është shtet evropian me aspirata të qarta euro-atlantike
 
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar të Forumit të Biznesit në Prizren, ku po marrin pjesë 132 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit dhe Turqia.
Kryekuvendari Veseli, para të pranishëmve theksoi rëndësinë e prodhimit vendor, investimeve dhe partneritetit me kompanitë e huaja, duke vënë në pah prioritetet e institucioneve, siç janë punësimi, rritja e mirëqenies ekonomike dhe shteti ligjor.  
Ai theksoi po ashtu se Republika e Kosovës synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe ofron të gjitha kushtet e mundësitë për investitorët, duke i quajtur heronj.
“Prodhuesit vendorë dhe investitorët që investojnë në Kosovë janë heronj të vërtetë të ditëve tona, ngase ata me punën dhe përkushtimin e tyre janë duke bërë atë që sot i duhet më së shumti vendit tonë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, theksoi kryekuvendari Veseli.
Kryekuvendari Veseli theksoi se Kosova është vend i sigurtë dhe me të ardhme të ndritur, ngase ka rini kreative dhe invencion, është shtet evropian me synime të qarta integruese euro-atlantike.  

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img