Site icon PrishtinaPress

Kadri Veseli, pritet të pastrojë edhe Degën e PDK-së në Prizren

 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, duket se nuk do të ndalet me ndryshimet në Prizren.
Ai, pas shkarkimit të gjashtë drejtorëve të Qeverisë së Ramadan Mujës, pritet të bëjë ndryshime dhe pastrim në Degën e PDK-së në Prizren.
Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Veseli nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën se si është qeverisur Prizreni dhe Dega e PDK-së në këtë qytet.
“Veseli, përveç me drejtorët tashmë të shkarkuar të Komunës, është i pakënaqur edhe me Degën e partisë, prandaj tash pritet që të ketë ristrukturim të degës”, tregon burimi brenda PDK-së në Prizren.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkarkuar gjashtë drejtorë të Qeverisë së Ramadan Mujës. Shkarkimi i tyre është bërë për shkak performancës së dobët që kanë treguar si dhe përballjes me organet e drejtësisë.
Disa nga drejtorët e shkarkuar janë anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren.
“Shumë shpejtë do të ketë ndryshime edhe në Degë. Nuk do të ketë largime, por ndryshime në strukturë të partisë”,tregon burimi brenda PDK-së.

Exit mobile version