Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha për Indeksonline se shumë shpejt do të dalin me qëndrim për mocionin ndaj qeverisë Kurti.
“PDK do të del shumë shpejt me qëndrim për mocionin”, tha Veseli për Indeksonline.
Lideri i opozitës që nga formimi i qeverisë Kurti kishtebparalajmëruar se kjo Qeveri nuk do t’i sjell asnjë të mirë qytetarëve të vendit.
Ai në vazhdimësi e ka kritikuar Albin Kurtin për ndryshimin drastik të qëndrimeve dhe për prishjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA.