Site icon PrishtinaPress

Kadri Veseli konfirmon se ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2”.

Veseli tha se është mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të theksuara.

“Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.”

“Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version