Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar Muzeun e Vjenës. Ai ka bërë të ditur se nga afër ka parë Përkrenaren dhe Shpatën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Vizitën e sotshme Veseli e ka zhvilluar për nder të 549 vjetorit të Skënderbeut, përcjellë Indeksonline.
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Vizita në Muzeun e Vjenës, ku pashë nga afër Përkrenaren dhe Shpatën e Heroit Kombëtar, këtij simboli të trimërisë, sakrificës e lirisë, ishte tejet emocionale. Mirënjohja për të është e përhershme”, ka shkruar ai.
Fjalëve të tij, Veseli ua ka bashkangjitur edhe disa fotografi, ku shihet të jetë i emocionuar teksa qëndron para mjeteve luftarake të heroit.
Fotot mund t`i shihni më poshtë./Indeksonline/