Site icon PrishtinaPress

Kadri Veseli e lëshon pozitën e deputetit në Kuvend, Rexhep Selimi jo

Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-deputetit të Kosovës, Kadri Veseli, i njëjti është zavendësuar me kandidatin e PDK-së, Fadil Nura në Parlamentin e Kosovës.

Nura e ka zënë pozitën e Veselit për shkak të dorëheqjes së këtij të fundit.

“Fadil Nura kandidat i PDK-së zëvendëson z.Kadri Veseli për shkak të dorëheqjes së tij”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Por, karriken në Parlamentin e Kosovës nuk e ka lëshuar shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi. Anëtarët e kësaj partie besojnë se Selimi do të kthehet shpejt në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se Kadri Veseli pas konfirmimit të aktakuzës është në paraburgim në objektin e Dhomave të Specilizuara në Hagë. Bashkë më të janë edhe tre ish-krerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Exit mobile version