Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot do të zhvillojë vizitë në Spitalin e Prizrenit.
Gjatë kësaj vizite, Veseli do të shoqërohet edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Kjo vizitë e tyre në Spitalin e Prizrenit realizohet vetëm disa ditë pasi në media qarkulluan raporte se njëri nga kirurgët keqtrajtoi një paciente e cila kishte shkuar aty për të kërkuar ndihmë pas disa problemeve shëndetësore.