-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Masa e paraburgimit prej 48-orësh i është caktuar Kadri Shalës, i cili të hënën u dorëzua në Policinë e Kosovës.

Shala është pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, të cilës iu ishin bërë transaksion mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, me vendim të Prokurorit kompetent, personit të vetedorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, tha Kelani.

“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetë-dorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do t’i ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, kishte konfirmuar Kelani pas dorëzimit të Shalës.

Gjithashtu edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit me inicialet K.Sh, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Speciale njofton se do të ndërmerren të gjitha veprimet përkatëse ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, më 21 tetor është bërë e ditur se mbi dy milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari i Shtetit. Policia kishte arrestuar një person dhe ishte në kërkim edhe të dy personave tjerë. Pas skandalit, ishte kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

Shala më herët kishte deklaruar se gjendej jashtë Kosovës, dhe sapo të kthehet do të lajmërohet në organet kompetente.

“Diku rreth orës 3 kam shkuar në bankomat të TEB Bankës në Prizren për t’i tërhequr një shumë të mjeteve për nevojat e mija personale nga llogaria e firmës të cilës jam përfaqësues, LDA Gruop, pasi në llogari kam pasur mjete të mjaftueshme afërsisht 20 000 euro. Në atë moment kam vërejtur se shuma në llogari ishte mbi vlerën të cilën e kam pasur.Nga ai moment kam menduar se kam pranuar mjete nga kompanitë me të cilat kam punuar por nga përmbaruesit të cilët i kam angazhuar për kompanitë të cilat më kanë obligime”.

“Për momentin jam jashtë vendit dhe brenda 2-3 ditësh do të lajmërohem të organet kompetente” , ka njoftuar Shala I cili njëkohësisht ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me punëtorin e Thesarit Labinot Gruden, i cili u arrestua me dyshimin se ka bërë transaksionin e pareve në kompaninë LDA-Group”, kishte thënë Shala në një letër.

Për vjedhjen e mbi dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit ka pasur reagime të shumta, ndërsa ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka pohuar se kushdo që vjedh do të përfundojë në burg.

“Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”, kishte thënë ministrja Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img