Kader Kicaj është shprehur shumë e lumtur që po e fillon vitin 2024 me Lumbardhin.
“Paramendoje në 2024 po hymë bashkë, çfarë dhurate e bukur”, tha ajo.
“S’ka diçka më mirë”, është shprehur më pas ish-futbollisti me origjinë nga Vitia.

Të njëjtit u njoftuan në këtë reality shou dhe shkëmbyen puthjen e parë para pak javësh.
Ata tashmë kanë shprehur ndjenjat për njëri-tjetrin dhe se po vazhdojnë të bëjnë plane për jashtë.

Lumbardhi ka qenë ai që vazhdimisht i është afruar bukuroshes nga Prizreni dhe që ka shprehur interesim të njoftohet me të.
Lumi dhe Kaderi janë çifti i vetëm i krijuar në këtë edicion të Big Brother, duke lënë anash dyshen: Adri&Iliriana.