Nga Kosova nuk do të ikë vetëm me çmimin që mori dy ditë më parë.
Klan Kosova e nderoi kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë me çmimin “Hyjnesha në fron”.
E kjo ndodhi të shtunën gjatë kohës sa shkrimtari ishte mysafir i televizionit dhe kolegjit ISPE, njofton Klan Kosova.
Këtu i nominuari për çmimin Nobel disa herë, Ismail Kadare dialogoi për më shumë se një orë me lexuesit e tij.
Ndonëse debati pati për fokus letërsinë, ai nuk hezitoi të ndajë pak edhe nga vetja e tij.
Ndër të tjera Kadare ka thënë se autori dhe vepra janë një në letërsi. Po ashtu kolosi shqiptar ka pohuar se është i lumtur me jetëshkrimin e tij.