Site icon PrishtinaPress

Kadaj-Bujupi: Mendova mos ia ka marrë dikush password-in VV-së

Analistja Donika Kadaj-Bujupi, ka folur për videon e publikuar nga Vetëvendosje, ku ekspozohen ish-pushtetarët dhe etiketohen si shkatërrues të shtetit. Ajo ka thënë se nuk ka mundur të besoj që VV ka publikuar një video të tillë.

Me ironi, ajo ka thënë se ka menduar që videon e ka publikuar ndonjë fëmijë.

“Njëherë m’shkoj mendja, naj fëmijë ia ka vjedh passwordin e ua ka postu. S’kesh tu mujtë me besu që një aprti në pushtet me 50% e bënë një video të tillë dhe merret me liderët që janë në Hagë. Dhe e dyta, që me liderë që ata kanë qenë në koalicion dhe janë edhe sot në subjekte të ndryshme në koalicione, përfshi edhe PDK-në. Pra, qeverisin edhe me PDK-në”, deklaroi Kadaj-Bujupi në Pressing të T7

Kadaj-Bujupi, e cila ka qenë pjesë e AAK-së dhe VV-së në të kaluarën, ka thënë se ka qenë pjesë e zhvillimeve kur Kurti është ulur me Isa Mustëfën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn për të bashkëqeverisur.
“Kam qenë pjesë e atyre zhvillimeve… edhe Isa Mustafa, edhe Ramush Haradinaj edhe Fatmir Limaj, janë ulur, duke bërë plane që të qeverisin së bashku. Atëherë nëse ata janë shkatërrues, si u ule me ta dhe bëre plan me bashkëqeveris”, ka thënë ajo. 

Emisioni drejtpërdrejt KËTU.

Exit mobile version