Deputetja Kadaj-Bujupi e ka shpërndarë këtë status të Ahmetit i shkruar sot, e i cili dorëheqje nga Vetëvendosje ka dhënë më 7 mars.
Ajo nuk është që në këtë profil më herët ka shpërndarë aktivitet që ka bërë kryetari Ahmeti. Me këtë veprim deputetja duket sikur ka mirëpritur vendimin e Ahmetit për largim nga partia e Kurtit, shkruan lajmi.net.
Donika Kadaj-Bujupi ka qenë ndër të parat nga grupi i të pakënaqurve që është larguar nga kryesia e Vetëvendosjes, ndonëse në atë kohë ende nuk ishin bërë publike përçarjet që janë brenda kësaj partie.
Donika Kadaj-Bujupi kishte braktisur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për t’iu bashkuar VV-së. Në kohën kur opozita hidhte gaz lotsjellës në Kuvend në kundërshtim të demarkacionit dhe Asociacionit, ajo ka qenë një ndër më aktivet.
Ajo ishte arrestuar disa herë nga policia për hedhje të gazit lotsjellës.