Site icon PrishtinaPress

Kadaj-Bujupi e Hollaj në SHBA, diskutojnë për angazhimet e Presidencës në fuqizimin e grave

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi dhe zëvendësshefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, gjatë qëndrimit në D.C., janë takuar me Kayla McGill, këshilltare për politikat për gratë, paqen dhe sigurinë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, Adam Kozloski, nga zyra e senatores Joni Ernst, Michael Kurtist, zëvendëspresidentin për Zhvillim Strategjik, si dhe Lisa Choate, zëvendëspresidente Ekzekutive në American Councils.

“Në takim me znj. McGill fokusi ishte në angazhimet e Zyrës së Presidentes për fuqizimin e grave dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast organizimi i Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nga presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla u konsiderua si një konribut thelbësisht i vlefshëm për avancimin e kësaj agjende, jo vetëm në Kosovë dhe rajon, por edhe përtej”, njofton Presidenca.

Në këtë takim është diskutuar po ashtu për arritjet dhe sukseset e Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast themelimi i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, si dhe Grupit për Barazi Gjinore në kuadër të tij, u konsideruan si mekanizma tejet të vlefshëm për avancimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e grave.

“Nisur nga partneriteti i shkëlqyeshëm me Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave në Departamentin Amerikan të Shtetit, u diskutua edhe për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta. Në takim me z. Kozloski u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Në veçanti u vlerësua lart roli dhe mbështetja e vazhdueshme e Kongresit për Kosovën”, njofton tutje Presidenca.

Njoftimi i plotë nga Presidenca:

 

Exit mobile version