Në nderim të dy policëve, Komuna e Kaçanikut po ashtu do të vendosë flamujt në gjysmështizë.
Malsor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se në mbrëmjen e 28 prillit janë aksidentuar deri sa ishin duke patrulluar me makinen zyrtare të Policisë së Kaçanikut. Kjo bëri që të gjitha Institucionet e Kosovës të vihen në kërkim të trupave të dy policëve, të cilëve ju deshtën 10 ditë për të gjetur policët, por, me ndihmën e qytetarëve të cilët ishin vendimtar në gjetjen e Armendit dhe Malsorit
Familjarët e dy policëve janë të mërzitur shumë nga kjo që ju ka ndodhur atyre duke u habitur me humbjen e më të dashurve të tyre, ata po presin tash e sa kohë për një përgjigje pozitive nga ana e Policisë dhe Prokurorisë rreth shkaktarëve që shtyri deri tek ky askident, mirëpo këta të fundit ende nuk kanë dhënë ndonjë të re rreth këti rasti.
Malsor Gashi është varrosur me ceremoni shtetërore, ndërsa Armendi pritet sot që të varroset, pas lirimit të trupit të tij nga Mjekësia Ligjore ku ishte për obduksion.